Futbollisti i Veleçikut: Me Dinamon do të luajmë lirshëm, nuk ka rëndësi rezultati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2020 | 13:38

Futbollisti i Veleçikut: Me Dinamon do të luajmë lirshëm, nuk ka rëndësi rezultati

Skuadra e Veleçikut përfundoi të enjten procesin stërvitor anti-Dinamo, ndërsa dje trajneri Rrustemaj preferoi ta lërë skuadrën pushim. Ndeshja e kësaj fundjave, e fundit për koplikasit në kampionat, por jo për gjithë sezonin, luhet sot në Pezë-Helmës.
veleciku koplil
Veleçiku përfiton, ashtu si dhe Dinamo, nga përjashtimi i Tërbunit, megjithatë skuadra veriore duhet të luajë edhe një ndeshje shtesë për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë. Sulmuesi Hasa, në një prononcim për “Panorama Sport”, thotë: “Veleçiku do të luajë ndryshe nga takimi i ‘Reshit Rusit’ me Dinamon, ku humbëm 0-3. Këtë herë do të luajmë lirshëm, pasi rezultati nuk ka shumë rëndësi për ne. Lojtarët duhet të justifikojnë besimin e trajnerit në radhë të parë. Në Tiranë do të bëjmë lojën tonë, pse jo, edhe të marrim një rezultat pozitiv.

BASHKIM RAMEKAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"