Futbollisti i Totenhemit është ëndrra e ndaluar e Perezit, ja 3 arsyet që e “bllokojnë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2018 | 11:44

Futbollisti i Totenhemit është ëndrra e ndaluar e Perezit, ja 3 arsyet që e “bllokojnë”

Herri Kejn vazhdon të jetë ëndrra e ndaluar e presidentit të Realit. Florentino Perez dëshiron një bomber të klasit të parë për të plotësuar boshllëkun e golave që ka lënë Ronaldo pas largimit dhe sulmuesi i Totenhemit mbetet objektivi kryesor. Problemi është se ai mbetet thuajse një transferim i pamundur.

Kejn

Tre janë arsyet që e pengojnë atë të ndodhë. Së pari, kapiteni i Anglisë nuk ka qëllim që të lërë klubin e tij, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2024. E dyta, presidenti i Spërsave, Daniel Levi, është një njeri shumë i vështirë për të negociuar. Ai këmbëngul se nëse bomberi do të largohej një ditë, ai do të kushtonte më shumë se Nejmar (222 mln euro). Pengesa e fundit ka të bëjë vetë me dyshimin nëse Kejn do arrinte të ambientohej në La Liga, ku historia ka treguar se britanikët pasur gjithnjë probleme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"