Futbollisti i Shqipërisë nderon ekipin anglez, sinjal pozitiv për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2019 | 17:50

Futbollisti i Shqipërisë nderon ekipin anglez, sinjal pozitiv për të ardhmen

Sulmuesi i Shqipërisë U19 Armando Dobra ka lënë shenjë në sfidën midis 23-vjeçarëve të Ipsuiç Taunit dhe Kristal Palasit për Ligën e Zhvillimit profesionit në Angli.

dobra

Dobra ka realizuar njërin prej dy golave të fitores së “Traktoristëve” ndaj “Shqiponjave” me rezultatin 2-1.

Vetë klubi i Ipsuiç Taunit ka komunikuar rezultatin e takimit të sotëm.

Megjithëse ka lindur në Angli dhe aty ka hedhur hapat e parë të futbollit, Dobra ka zgjedhur të përfaqësojë vendin e origjinës Shqipërinë. Ai është aktivizuar në dy takime me 19-vjeçarët e Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"