Futbollisti i Pogradecit largohet nga liqenorët: Ëndërroj Superioren!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2021 | 16:48

Futbollisti i Pogradecit largohet nga liqenorët: Ëndërroj Superioren!

Mateo Baçi është larguar nga Pogradeci pas vetëm një sezoni, ku u aktivizua si titullar për 17 ndeshje. Portieri që është aktivizuar më parë edhe me Tërbunin kërkon një aventurë të re, ndërsa ëndërron një klub në Superiore.

mateo baci

“Kaluam një sezon fantastik në Pogradec. Rikthimi në skuadrën e qytetit tim shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe objektivat e klubit u arritën, kështu që jam i kënaqur për këtë eksperiencë. Në fund, me mirëkuptimin e të dyja palëve, kontrata u zgjidh dhe tashmë jam lojtar i lirë.

Po vazhdoj stërvitjen individualisht, nuk jam shkëputur për asnjë moment. Kam pasur disa oferta serioze, kryesisht nga klube të Kategorisë së Parë, por dëshira ime është që të provoj veten në Superligë. Jam në bisedime dhe shpresoj të bie dakord”, tregoi portieri pogradecar për gazetën.

R.DANDALLAKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"