Futbollisti i Partizanit merr lajmin e madh, Kosova e grumbullon për ndeshjen me Greqinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 23:50

Futbollisti i Partizanit merr lajmin e madh, Kosova e grumbullon për ndeshjen me Greqinë

Kosova nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Moldavisë ditën e sotme, teksa tashmë menjëherë ka filluar të mendojë për ndeshjen e radhës, atë ndaj Greqisë.

broja-1

Dardanët janë kushtëzuar nga mungesa të shumta dhe për këtë arsye në kombëtare do të ketë afrime të reja. Sipas asaj që raporton “Sportmania” me Kosovën nga dita e nesërme do të bashkohet futbollisti i Partizanit, Rron Broja.

Lojtari ka marrë ftesë nga Kosova dhe ditën e nesërme pritet të largohet nga Ohri ku ndodhet me Partizanit për t’iu bashkuar skuadrës së Shalandit.

Broja zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Partizanin në aspektin personal dhe tashmë merr një lajm të madh, teksa do të grumbullohet me Kosovën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"