Futbollisti i Partizanit konfirmon lajmet nga Turqia: Më kërkon Menemenspori, çështja ka nisur prej një muaji

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2020 | 0:07

Futbollisti i Partizanit konfirmon lajmet nga Turqia: Më kërkon Menemenspori, çështja ka nisur prej një muaji

Futbollisti i Partizant Eneo Bitri pranoi për herë të parë thashethemet e merkatos se kërkohet nga klubi turk Menemenspor.

bitri

Për “RTSH Sport”, 23-vjeçari u shpreh se interesimi për të nga Menemenspori ka nisur që prej një muaji dhe ka komunikuar vetë me palën turke para disa ditësh.

“Këto informacione janë të vërteta. 2-3 ditë më parë kam biseduar me Menemensporin. Në mos gaboj, interesimi ka nisur që para 1 muaji. Disa menaxherë të klubit kanë kontaktuar dhe më pas nisën bisedimet.

Fatin tim e ka Partizani në dorë. Nëse klubi e pranon ofertën, edhe unë jam dakort. Nëse Partizani thotë ‘jo’, do të pajtohem me këtë vendim. Unë përsëri ndihem shumë mirë këtu”, deklaroi Bitri.

Ky është sezoni i parë i Bitrit si titullar me Partizanin duke arritur të fitojë besimin e ish-trajnerit Franko Lerda dhe më pas të Adolfo Sormanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"