Futbollisti i Partizanit B sfidon blutë e Dinamos: Derbi vishet i kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2020 | 13:21

Futbollisti i Partizanit B sfidon blutë e Dinamos: Derbi vishet i kuq

Për herë të parë do të zhvillohet një derbi ndërmjet Partizanit B dhe Dinamos në Kategorinë e Parë. Të kuqtë drejtohen nga Dritan Mehmeti, i cili e ka drejtuar për tre vite rresht Dinamon, kështu që vjen si “ish” në këtë takim të sotëm. Partizani B vjen në këtë takim pas trepikëshit me Erzenin.

214192

Ju desh ndeshja në Shijak që “demat” të merrni edhe fitoren e parë. Kjo fitore ka sjellë entuziazëm dhe optimizëm te skuadra e kuqe. Këtë gjë e shpreh para derbit për gazetën, kapiteni Florian Peqini.

“Kthesa e Partizanit B erdhi pas ndeshjes me Erzenin në transfertë. Tashmë skuadra po konsolidohet dhe është në një gjendje të mirë për të përballuar edhe këtë derbi me Dinamon.

Përveç rëndësisë që kanë pikët për ne në këtë takim, të qenurit derbi na ka motivuar edhe më shumë. Duke ditur se është derbi, detyrimisht përkushtimi dhe preokupimi i skuadrës do të jetë në nivelin maksimal. Ndaj Dinamos skuadra do të luajë për fitore dhe jemi plotësisht të bindur se do t‘ia dalim me sukses”, u shpreh Peqini për “Panorama Sport”.

A.DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"