Futbollisti i Milanit në hall të madh, vuan nga sëmundja e …

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 23, 2020 | 23:00

Bota FB Seria A Të fundit

Futbollisti i Milanit në hall të madh, vuan nga sëmundja e …

Futbollisti i Milanit, Lukas Paketa, është duke kaluar një moment të vështirë te kuqezinjtë. Braziliani i  cili u transferua nga Flamengo për plot 35 milionë euro, duke u konsideruar si “Kaka i ri”, nuk ka arritur të bindë drejtuesit dhe ambientin kuqezi, për të fituar fanellën e titullarit.

milan-2

22-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pioli, ndërkohë që mediat italiane bëjnë me dije, që pas ndeshjes ndaj Udinezes, braziliani u paraqit në klinikën “La Madonnina”, për disa kontrolle.

Paketa

Pas konsultave është zbuluar se Paketa vuan nga depresioni, sëmundje e rëndë psiqiko-fizike. Futbollisti ka kërkuar që të lihet jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Breshas, dhe nuk do të jetë i disponueshëm për këtë përballje.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com