Futbollisti i Maliqit përfundoi në spital, reagon trajneri i Këlcyrës: Ishte thjeshtë lojë e fortë, Malësija… sajon

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 12:45

Kategoria e dyte Të fundit

Futbollisti i Maliqit përfundoi në spital, reagon trajneri i Këlcyrës: Ishte thjeshtë lojë e fortë, Malësija… sajon

Për atë çfarë ndodhi në ndeshjen mes Këlcyrës dhe Maliqit ditën e diel, ku Arlind Xaka i miqve përfundoi pa ndjenja në fushë e më pas në spital, ka reaguar trajneri Robert Spahiu i ekipit vendës. Ai jep versionin e tij për atë ndeshje dhe thumbon trajnerin e Maliqit, Egli Malësija, për deklaratat e këtij të fundit.

Maliqi-Kelcyra

“Ndeshja filloi në normalitet, nën kujdesin e klubit për mbarëvajtjen e saj dhe siguri për miqtë, të cilët në rastin konkret nuk janë të tillë vetëm në kuadrin sportiv. Ishte ndeshje e fortë nga të dyja ekipet dhe brenda një loje të fortë sportive incidentet konsiderohen “normalitet”.

Malesija-Spahiu Duka

Dua të sqaroj se nuk kishte asgjë të qëllimshme apo tendencioze për të dëmtuar kundërshtarin. Ishte thjesht një incident fushe i krijuar nga loja e fortë brenda kontureve sportive, ndodh dhe në fusha ndërkombëtare. Pas atij incidenti të hiperbolizuar nga miqtë si dalje nofulle, e rëndësishme është që lojtari i Maliqit, sipas raporteve mjekësore të spitalit të Këlcyrës dhe spitalit të Gjirokastrës, nuk ka pasur dëmtime serioze.

Me mbarimin e ekzaminimeve në spitalin e Gjirokastrës, gjendja e lojtarit mik paraqitej e mirë dhe është larguar në gjendje të mirë drejt Korçës. Në finale, kjo është e rëndësishme dhe aludime të natyrave të ndryshme të bëra nga Maliqi janë mekanizma të përdorur për të mos pranuar barazimin në kushtet kur prisnin vetëm fitore.

Eshtë rastësi që arbitrimi e ka konsideruar incident të dënuar me karton të kuq për lojtarin tonë dhe jo me ndërprerje loje?! Është më e këndshme të pranohet barazimi se të kalohet në sajesa të natyrës se z.Malësija “na është rrezikuar jeta”! Kur? Në lëvizjen e lirë në qytet para dhe pas ndeshjes? Apo në mikpritjen e treguar nga ne? Malësija duhet të pranojë realitetin dhe jo të sajojë justifikime për barazimin”, ka thënë për gazetën trajneri i Këlcyrës, Spahiu.

Tomor Shehu – PANORAMASPORT.AL

 



www.minuta90.com