Futbollisti i Maliqit përfundoi në spital me nofull të thyer, reagon Këlcyra: Është zhvilluar një ndeshje brenda normave sportive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 20:01

Futbollisti i Maliqit përfundoi në spital me nofull të thyer, reagon Këlcyra: Është zhvilluar një ndeshje brenda normave sportive

Një incident i pakëndshëm u regjistrua në sfidën mes Këlcyrës dhe Maliqit, teksa futbollisti mik, Arlind Xaka, përfundoi në spital me nofull të thyer.

Ambulanca ne kelcyre (1)

Pas ngjarjes që bëri një bujë të madhe në media, ka reaguar edhe klubi i Këlcyrës, sipas tyre në sfidën e sotme nuk është ushtruar dhunë, teksa drejtuesit këlcyriotë pretendojnë se është zhvilluar një ndeshje brenda normave sportive.

REAGIMI I KËLCYRËS:

DEKLARATE ! Ne te gjitha mediat sportive po perhapet me shpejtesi lajmi sikur ne takimin e sotem Kelcyra – Maliqi eshge ushtruar dhune. Bejme me dije gjithe opinion sportiv dhe jo sportiv se eshte zhvilluar nje ndeshje brenda normave sportive.

Ne min.37 futbollisti i ekipit tone, kapiteni Kule eshte larguar nga fusha e lojes pas marrjes se dy kartonave te verdhe dhe ne asnje moment nuk ka pasur perplasje me trajnerin mik Malesia.

Gjithashtu dhe per demtimin e futbollistit mik XAKA deshirojme qe te shprejme urimet per sherim sa me te shpejt. Deshironim te sqaronim se videot e shperndara nga NESTI BINISHI ne te gjitha mediat sportive , ish shefi i klubit te Devollit vitin e kaluar, aktualisht ka marr persiper per te nxjerr Maliqin ne Kategori te Pare, jane per te justifikuar deshtimin e asaj qe kishte marr persiper ne ndeshjen e sotme ne te cilen deshtoi.

Ne momentin qe ekipi jone nuk hap rruge ndaj te gjitha ekipeve pretendente aludohet kudo se ne fushen tone ka pasur dhune. NE NUK SHITEMI , AS NUK BLIHEMI !

DHuna

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"