Futbollisti i Luftëtarit: Na duhen 1 muaj përgatitje, kampionat me 12-14 skuadra, ne dhe Flamurtari të mbetemi në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2020 | 21:24

Futbollisti i Luftëtarit: Na duhen 1 muaj përgatitje, kampionat me 12-14 skuadra, ne dhe Flamurtari të mbetemi në Superiore

Futbolli është në kaos. Pandemia që ka pushtuar globin ka vendosur në dilema të mëdha edhe Kategorinë Superiore. Kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe 10 javë nga mbyllja e këtij sezoni, që të gjitha ekipet dhe lojtarët janë me “sy e veshë” nga FSHFja. Në Gjirokastër po e respektojnë në maksimum karantinën, e megjithatë jo të gjithë janë “pro” nisjes së aktivitetit. Frika bën që disa ta shohin të udhës që kampionati të mos rinisë. Kështu mendon edhe Erald Hyseni, mesfushori beratas i Luftëtarit. Sikurse të tjerët, po stërvitet në kushtet e shtëpisë. Por, sipas tij kjo nuk mjafton për të mbajtur trupin në formë.
erald hyseni

“Unë nuk e shoh të udhës rinisjen e kampionatit. Janë shumë arsye që më bëjnë të them se nuk është situata e duhur për të luajtur futboll. Po flasim për një lojë kolektive, që dallon nga sportet e tjera që luhen me më pak sportistë, ose me një-dy individë. Kohëzgjatja e karantinës nuk do të na lejojë ne si lojtarë të shprehemi mirë në fushë. Do të na duhet një periudhë e gjatë stërvitje për ta rimarrë veten. Sado dhe sido që të stërvitesh në shtëpi, nuk mund të jesh i gatshëm për një apo dy javë. Është njësoj sikur hyn në kampionat nga periudha e fazës përgatitore, që minimalisht do më shumë se një muaj e gjysmë. Nuk mund të futesh në garë i papërgatitur. Besoj se do të na duhet një muaj fazë përgatitore, nëse vërtet duam të rifutemi me seriozitet në garë”, kështu u shpreh fillimisht mesfushori, gjatë një bisede me “Panorama Sport”.

flamurtari luftetari

Më tej ai thekson se do të ishte e duhura që të ndryshojë edhe skema e kampionatit, teksa propozon që Luftëtari dhe Flamurtari të mos mbeten në elitë.

“Përderisa ‘COVID-19’ është një virus i paparashikueshëm, pse mos t’i druhemi edhe prekjes së ndonjë futbollisti nga ky ‘armik’. Do të duhen analiza për të gjithë lojtarët, stafet, e të gjithë njerëzit që janë të lidhur me futbollin. Besoj se ka një mijë e një arsye që kampionati të mos rinisë dhe të stopojë në pozicionin ku është. Këtë shqetësim e kanë të gjitha skuadrat, nuk bëhet fjalë vetëm për ne. Është mirë që kampionati të ndalet këtu dhe të ndryshojë formula e Superiores. Të jenë 12 apo 14 ekipe dhe Luftëtari bashkë me Flamurtarin të mbeten pjesë e elitës”, përfundoi Hyseni.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"