Futbollisti i Kombëtares drejt Juventusit, bardhezinjtë ofrojnë në shkëmbim 3 lojtarë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 17, 2020 | 21:50

FB Kombetarja LAJMI KRYESOR Legjionaret Seria A Të fundit

Futbollisti i Kombëtares drejt Juventusit, bardhezinjtë ofrojnë në shkëmbim 3 lojtarë

Xhakomo Vrioni me shumë mundësi do të jetë një lojtar i Juventusit, por i ekipit të 23-jeçarëve të cilët militojnë në Serie C.Vrioni

Shqiptari do të largohet nga Çitadela ku ka gjetur pak minuta, për të kaluar te 23-vjeçarët e bardhezinjve. Akordi mes Juventusit dhe Sampdorias është arritur, me këta të fundit që kanë edhe kartonin e futbollistit dhe së shpejti pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

Drejtuesit e Juventusit e pëlqejnë shumë Vrionin, dhe në shkëmbim do të japing tre talente, siç janë sulmuesit Mateo Stopa e Erik Gerbi dhe mesfushorin Nikolo Frankofonte.

Vrioni ka pranuar që të kalojë një kategori më poshtë, por vetëm që të ketë më shumë minuta në dispozicion, të cilat i kanë munguar te Çitadela.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com