Futbollisti i Juventusit në hall të madh, rezulton pozitiv me koronavirus edhe në testin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 0:01

Futbollisti i Juventusit në hall të madh, rezulton pozitiv me koronavirus edhe në testin e dytë

Mesfushori i Juventusit, Matuidi duhet të mbetet në izolim edhe për 14 ditë të tjera. Kjo gjë është konfirmuar nga gruaja e tij, Isabel, në llogarinë e saj në Instagram.

Isabelle-Matuidi-reassures-her-husbands-state-of-health.img

Francezi doli pozitiv në COVID-19 në testin e bërë më 17 mars. Pasi kaloi dy javë në karantinë, Matuidi ka bërë edhe testin e dytë, dhe sërish ka rezultuar pozitiv, gjë e cila vërteton se ai duhet të mbetet i izoluar edhe për dy javë tjera. Matudi është në mesin e tre lojtarëve të Juventus që janë prekur me koronavirusin, përfshirë Ruganin dhe Dybalan.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"