Futbollisti i Çelsit i shkel syrin Interit dhe Juventusit: Meritoj më shumë, në janar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 10:10

Futbollisti i Çelsit i shkel syrin Interit dhe Juventusit: Meritoj më shumë, në janar…

Emerson Palmieri është një ndër shtyllat e Kombëtares së Roberto Mançinit, me brazilianin e natyralizuar italian, që nuk ndihet i vlerësuar sa duhet te Çelsi.

EMERSON PALMIERI 2

Dhe duke marrë shkas edhe nga këshillat e mëparshme të trajnerit të Italisë, mbrojtësi i majtë, i ndjekur prej shumë kohësh nga Juventusi dhe Interi, i hap dyert dy klubeve në fjalë, në pritje të merkatos së janarit: “Po, është e vërtetë që te Çelsi luaj pak dhe nuk ndjej besimin që më jep Mançini tek Itali.

Mendoj edhe personalisht se meritoj më shumë, prandaj ku i dihet, në merkaton e janarit mund të vendos të kthehem në Itali. Gjithsesi, fillimisht të bëjmë detyrën me Poloninë”, tha Emerson.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"