Futbollisti i Bylisit del në stërvitje me Kukësin, akuzojnë ballshiotët: Do t’i çojmë në FIFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2018 | 20:30

Futbollisti i Bylisit del në stërvitje me Kukësin, akuzojnë ballshiotët: Do t’i çojmë në FIFA

Klubi i Bylisit ka shpërthyer ndaj futbollistit me origjinë nga Kosova, Vesel Limaj, që luajti me ballshiotët në fazën e parë të këtij sezoni, për t’u larguar në janar me pretendimin se nuk ishte trajtuar mirë.

Klubi mallakastriot akuzon se Limaj është nën kontratë me ta dhe se e ka shkelur kon tratën, pasi nuk u rikthye në stërvitje, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës. Për më tepër, Bylisi ka akuza edhe për klubin e Gjicit, pasi pretendon se kuksianët janë në dijeni të kontratës mes palëve, pasi kanë shfaqur interes edhe më herët.

kukesi

Limaj ka dalë në stërvitje me skuadrën e Kukësit, ndërsa ka autorizuar edhe juristin e klubit verilindor që të mbrojë lojtarin në FSHF, ku duhet marrë miratimi për kryerjen e transferimit.

Bylisi kërcënon se nuk do të lejojë që ky transferim të kryhet, ndërsa premton se do ta ndjekë çështjen edhe në FIFA, ku do të padisë lojtarin për mosrespektim kontrate dhe Kukësin, për negociata me lojtarë të skuadrave të tjera.

bylis shkresa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"