Futbollisti i Bajernit rrezikon Botërorin, testet mjekësore tregojnë gjendjen e rënduar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2022 | 14:23

Futbollisti i Bajernit rrezikon Botërorin, testet mjekësore tregojnë gjendjen e rënduar

Lukas Hernandez pa diskutim do të ishte kryefjala e përballjeve të titanëve në “Allianz Arena” mes Bajernit dhe Barcelonës.

LUKAS HERNANDEZ

Përpos paraqitjes monstruoze, fati i tij i keq e ndëshkoi para kohe, çka do të detyronte lënien e fushës nga francezët.

Pas analizave të para, u bë e ditur nga klubi se lojtari do të mungojë pak ditë, ndërsa në daljen e fundit për mediat në prag të ndeshjes ndaj Augsburgut, trajneri Nagelsman dha lajmin e keq se transalpini e ka mbyllur për muajin shtator, madje edhe tetori nuk mungoi si opsion.

Nëse mundësia më e keqe rezulton e vërtetë, atëherë i bie që 26-vjeçari të rikthehet në një kohë kur fillojnë grumbullimet e kombëtareve. Por periudha e riaftësimit kërkon kohë, e cila mund të mos bindë Deshampin për grumbullimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"