Futbollisti i Bajernit në telashe, dhunoi ish të dashurën se i vodhi fjalëkalimin e Instagramit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2017 | 18:24

Futbollisti i Bajernit në telashe, dhunoi ish të dashurën se i vodhi fjalëkalimin e Instagramit

Gjatë ditës së enjte, skuadra e Bajernit është stërvitur pa Kingsli Komanin, pasi ky i fundit është kthyer në Francë për t’u përballur me vendimin e gjykatës në lidhje me çështjen e ushtrimit të dhunës ndaj ish-së dashurës, Sefora Guanan.

Koman

Sipas urdhrit të gjykatës së Parisit, ai është gjobitur me shumën prej 5000 eurosh ndaj ish-së dashurës së tij. Sipas mediave gjermane, Koman, i cili me Sefora Guanan kanë dy vajza së bashku, e ka pranuar këtë gjobë pa kundërshtime.

Koman dhe ish e dashura

Kingsli Koman u bë çështje debati në mediat gjermane gjatë muajit qershor, ku thuhej se mund të arrinte deri në arrest për dhunën e ushtruar ndaj ish-së dashurës së tij, për arsye se ajo i kishte vjedhur fjalëkalimin e profilit në “Instagram”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"