Futbollisti i Bajernit do largimin, kampionët kanë gati zëvendësuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 20:50

Futbollisti i Bajernit do largimin, kampionët kanë gati zëvendësuesin

Niklas Zyle i ka komunikuar klubit të Bajernit se dëshiron të largohet në fund të sezonit. Nëse diçka e tillë ndodh, atëherë bavarezët do të humbisnin mbrojtësin e tyre me parametra zero pasi kontrata e Zyles skadon në qershor. 

zyle 2

Kujtojmë që lojtari nuk pranoi të rinovojë në ditët e kaluara. Drejtuesit e skuadrës janë vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues të tij.

Në listën e Salihamixhiç janë tre erma. Denis Zakaria i Gladbahut, Andreas Kristensen i Çelsit dhe Antonio Rydiger, po i Çelsit. Emri që preferohet më shumë në Mynih është ai i Rydigerit, i cili njeh mirë Bundesligën dhe ambientin në Gjermani, por rroga e lojtarit mbetet një problem.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"