Futbollisti i Arsenalit tërhiqet nga kombëtarja: Deshamp dhe Kupa e Botës më shkatërrun moralisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 14:43

Futbollisti i Arsenalit tërhiqet nga kombëtarja: Deshamp dhe Kupa e Botës më shkatërrun moralisht

Dëmtimi i ka kushtuar shtrenjtë mbrojtësit të Arsenalit, Laurent Koshielni, i cili nuk arriti të ishte pjesë e “gjelave” të cilët ngritën në qiellin e Rusisë, Kupën e Botës. Në një intervistë për Canal+’, 33-vjeçari njoftoi tërheqjen nga kombëarja. Ai është tepër i zhgënjyer nga trajneri Deshamp dhe nga shokët e skuadrës të cilët nuk janë kujtuar fare për të.

6df6219cfd9907fe5a09e350fbf31f67

“Vendimi për t’u tërhequr nga kombëtarja, a ka ndikuar Deshamp në këtë zgjedhje? “Definitivisht po. Më telefonoi vetëm një herë, në shtator, për ditëlindjen time. Përjashto atë rast, nuk u dëgjua kurrë. U zhgënjeva nga shumë persona, jo vetëm nga trajneri. Ndihem njëlloj sikur të më kishin goditur në kokë. Fitimi i Botërorit nga Franca më ka dëmtuar psikologjikisht më shumë se dëmtimi fizik që pësova.

gettyimages-545932262

Mendoj se kam dhënë gjithçka që kam mundur për Francën. Jam 33 vjeç, kam luajtur dy Europiane dhe një Botëror. Tashmë Franca ka një gjeneratë të madhe futbollistësh. Dëmtimi nuk i ndryshon shumë gjërat, unë me “gjelat” e kam mbyllur. Kur je në formë ke shumë miq. Kur je i dëmtuar, pas pak kohësh të harrojnë fare…”, përfundoi mbrojtësi i Arsenal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"