Futbollisti dëshiron të kthehet te Milani, Çelsi pranon ta shesë për 32-35 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2020 | 18:31

Futbollisti dëshiron të kthehet te Milani, Çelsi pranon ta shesë për 32-35 milionë euro

Futbollisti i Çelsit, i cili aktivizohet te Monakoja si i huazuar Timu Bakajoko dëshiron që të rikthehet sërish te Milani.

tiemu bakajoko

Gazetari i njohur italian Fabricio Romano zbulon dëshirën e futbollisti francez, i cili ndien afeksion për tifozët dhe ish-shokët e skuadrës së “Djallit”.  Çelsi dëshiron ta shesë 25-vjeçarin, ndërsa Monako nuk pranon ta blejë lojtarin. Ky mund të jetë një rast ideal për Milanin, i cili mund të përfitojë dhe të sigurojë Bakajokon për sezonin e ardhshëm.

Mësohet se Çelsi pranon ta shesë futbollistin francez për 32-35 milionë euro. Momentalisht, bisedimet mes Milanit dhe lojtarit janë ndërprerë për momentin për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Bakajoko luajti 42 ndeshje sezonin e kaluar te Milani ku realizoi dhe shënoi vetëm një gol kundër Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"