Futbollisti anglez në telashe, arrestohet pas një sherri në diskotekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2017 | 11:57

Futbollisti anglez në telashe, arrestohet pas një sherri në diskotekë

Telashe për Xhejzon Pançeon. Fantazisti i Kristal Palasit është arrestuar mëngjesin e së dielës dhe, më pas, është lënë sërish i lirë, për shkak të një sherri jashtë një diskoteke. Sipas disa dëshmitarëve, futbollisti 31-vjeçar është përfshirë në një zënkë mes dy vajzave.

jason-puncheon

Një dëshmitar jep versionin e tij për mikrofonin e “The Sun”: “Njëra prej vajzave ishte me Xhejzonin. Pati një debat të nxehtë mes vajzave, me ulërima dhe mallkime. Një burrë, i cili ishte me njërën prej vajzave, goditi me grusht një tjetër burrë. Ai u rrëzua në tokë dhe u la atje me syrin e nxirë”.

jason-puncheon-454814

Pançeon, i cili u lirua me kusht, do të dalë në gjyq më datë 5 janar për t’u mbrojtur ndaj akuzave për agresion me armë. Edhe klubi i natës konfirmoi ngjarjen, por tha se ajo kishte ndodhur jashtë dyerve të tij. Kristal Palas refuzoi që të komentonte.

Por klubi do të vendosë për ta gjobitur ose jo kapitenin. Lojtari nuk udhëtoi me skuadrën në Leiçester të shtunën për shkak të një gjendjeje gripale, por ditën e hënë është stërvitur normalisht me klubin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"