“Futbollistëve u kam thënë që mos sillen si zorranikë ordinerë në fushë”, Sinan Idrizi: Dështimi im i drejtpërdrejt, e dorëzoj ekipin nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Qershor 14, 2020 | 23:45


“Futbollistëve u kam thënë që mos sillen si zorranikë ordinerë në fushë”, Sinan Idrizi: Dështimi im i drejtpërdrejt, e dorëzoj ekipin nëse…

Flamurtari është duke kaluar një situatë të rëndë ekonomike dhe sportive. Kuqezinjtë janë matematikisht të rënë nga Superiorja, teksa vitin e ardhshëm do të militojë në Kategorinë e Parë. I ftuar në emisionin “Sport Neës Plus” të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, foli për situatën aktuale te klubi vlonjat duke u shprehur:

IDRIZ

RËNIA E FLAMURTARIT- Fshati që duket nuk do kallaus. Është një situatë që askush nuk e meritonte. Përgjegjësitë e kam thënë që janë të mijat. Problemi është te lufta e brirëve. Në fund e pësoi fanella, e pësoi qyteti. Nuk ishte luftë me mullinjtë e erës. Unë kisha 1 vit e gjysëm që thoja duhet të përcaktojmë rolin tim. Në përfundim u bë një situatë as mish as peshk.

TAKIM ME FUTBOLLISTËT- Jo më larg se para 3 ditësh, pas humbjes me Skënderbeut, i kam thënë që të jemi në fushë si burrat dhe jo zoranikë ordinerë. Historikë e tavolinave nuk kanë ekzistuar dhe nuk ekzistojnë. Tolerimi do jenë 0. Në këto 6 vite që unë kam, nuk kam vjedhur asnjë dollarë dhe nuk kam bërë kurrë aleancë. Për këtë të jeni të qartë dhe të sigurt.

KOSTOJA E INVESTIMEVE- Flamurtari ka 2 lloj faturash borxhi. Detyrimet e mia dhe të të tjerëve. Klubi ka detyrime të kohës time të prapamendur. Ka humbur disa gjyqe me të drejtë dhe kaq. Ne nuk kemi marrë nga askush asnjë dollarë investim, Vetëm për fushën u harxhuan 240 milionë lekë të vjetra. Ne kemi 6 muaj që gjitha pagesat i bëjmë në dorë, se llogaritë bankare janë të bllokuara. Dua që këtë klub deri në datën 31 dua ta lë me 0 detyrime financiare.

ZËRI KRITIK NDAJ FSHF- Shqipëria nuk ka strukturë të mirfilltë të një sporti që prodhon. Nuk ka çfarë japin më. Futbolli në Shqipëri ka ikur nga qytetet kryesor. Teorike kineze që fshati të drejtojë qytetin po zë vend. Kurrë nuk kam shkuar të kërkojë të më japë ndeshje dhe të shes ndeshje. Me përjashtim të Partizanit dhe Flamurtarit të gjitha marrin leke nga entet publike. Nuk dua ta ekzagjeroj kur them që vidhet masivisht.

E ARDHMJA- Unë kam ardhur që të investoj në sport, me kush që të kem të qartë pozicionin tim. Nuk ka arsye që të akuzojmë të dytë apo të tretë. Është dështimi im i drejpërdrejtë. Nëse do të ketë një ofertë konkrete nga biznesmenë vlonjat, 31 korrik unë do t’ia dorëzoj skuadrën. Para 6 vjetësh nuk kishte banjë në stadium dhe tribunë ku të rrije. Në të kundërt unë do të jap ofertën time me kusht që të dalë ligji i sportit dhe të miratohet projekti Vlora Sport. Të ndërtojmë një bord ekzekutiv që të merret ai me ndërtimin e futbollit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com