“Futbollistët të sakrifikojnë”, Dabulla: Bojkoti duhet të vazhdojë, po e ndërprenë ta harrojnë plotësimin e kërkesave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 22:26

“Futbollistët të sakrifikojnë”, Dabulla: Bojkoti duhet të vazhdojë, po e ndërprenë ta harrojnë plotësimin e kërkesave

Ish-futbollisti Rezart Dabulla është i mendimit që bojkoti duhet të vazhdojë, pasi në të kundër, klubet ta harrojnë plotësimin e kërkesave. I ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” në “News 24”, Dabulla u shpreh:

Dabulla

“Edhe futbollistët duhet të sakrifikojnë. Rregullimi i kësaj pune do rregullojë sportin. Do të ndihen më rehat dhe do të kenë mundësi të fitojnë më shumë. Po u forcuan klubet dhe presidentët do investojnë më shumë. Në këto ujëra që kemi qenë ishte katastrofë. Bojkoti ishte e vetmja mënyrë. Po nuk i çuam gjërat në ekstrem, nuk të dëgjon njeri dhe nuk të plotësojnë asnjë kërkesë. Unë jam që bojkoti të vazhdojë, po e ndërprenë, ta harrojnë që t’iu plotësohen këto gjëra. Duhen dalje publike që këto kërkesat të plotësohen.

Kryeministri mund të ketë dëshirën e madhe, por ka të tjerë që pëshpëritin te veshi, secili ka interesat e veta. Nuk ka mënyrë tjetër, kjo është zgjidhje e fundit. Duhet ta quajmë si pandemi këtë pjesë. Futbollistët duhet të durojnë që sporti të ecë përpara. Jo vetëm qeveria aktuale, çdo krah po të ishte, të njëjtin qëndrim do mbanin. Janë bërë disa stadium dhe ndonjë ligj për të mirën e sportit, por prap është shumë pak.  Politika vetëm i ka marrë sportit. Është mënyra më e mirë, për t’ia bërë mbrapsh”, u shpreh Dabulla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"