Futbollistët marrin pushimet, Turbina me “sytë” nga merkatoja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2021 | 12:07

Futbollistët marrin pushimet, Turbina me “sytë” nga merkatoja

Turbina e ka mbyllur pozitivisht vitin 2021 dhe ka filluar pushimet e fundvitit. Por, këto nuk do të zgjasin shumë.

topi-kategoria-e-pare

 

Në ditët e para të janarit, ekipi do t’u rikthehet përgatitjeve për fazën e dytë. Këto nuk janë vendosur ende se kur do të fillojnë, pasi drejtuesit nuk kanë për momentin një datë të saktë. Ajo që mbetet më e rëndësishme, është merkatoja e dimrit.

Klubi po punon që tani për të afruar disa lojtarë cilësorë me shumë përvojë. Skuadra e ka të nevojshme të përforcohet në të gjitha repartet, pasi faza e dytë është edhe më e vështirë. Për të arritur objektivin e mbijetesës, duhen patjetër afrime me peshë.

Janë piketuar disa futbollistë, që për momentin po mbahen sekret nga drejtuesit, të cilët po negociojnë me këta elementë dhe shpresojnë të bien sa më shpejt dakord.

As largimet nuk do të mungojnë, ndonëse do të përpiqen që “divorci” të vijë me konsensus.

MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"