“Futbollistët luajnë me mendjen diku tjetër”, Ahmataj kërkon falje dhe zbulon të ardhmen: Sakrifikova veten, presidenti më ka kërkuar të …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 23:52

“Futbollistët luajnë me mendjen diku tjetër”, Ahmataj kërkon falje dhe zbulon të ardhmen: Sakrifikova veten, presidenti më ka kërkuar të …

Trajneri i Tiranës, Juljan Ahmataj ka kërkuar falje për deklaratën e dhënë pas ndeshjes ndaj Skënderbeut, teksa ka zbuluar në një prononcim për “Zona Gol”, se presidenti i ka kërkuar të vazhdojë punën duke vijuar të jetë pjesë e bardhebluve. 

Ahmataj555

“Dua ti kërkojë fale të gjithë ambientit bardheblu që është shumë i ndjeshëm. Duhet ta kisha bërë më të frenuar deklaratën. Gjërat e këqija nuk bëhen për keq, bëhen edhe për mirë. Kam venë veten në tryezën e klubit. E kam sakrifikuar veten për këtë arsye. Nuk kam ardhur për të mbajtur një vend pune. Kam ardhur për të bërë diçka ndryshe.

Vështirësitë janë të mëdha. Janë gjëra që duhen diskutuar brenda familjes dhe nuk duhet të dalin për mediat. I kam paraqitur dorëheqjen presidentit, por më është kërkuar të vazhdoj punën. Shpresoj që gjërat të ecin mirë.

Ky klub duhet të ketë sukses. Duhet të jemi të gjithë bashkë, për të pasur sukses. Gjërat duhen zgjidhur brenda shtëpisë. Shumë të rëndësishme për një skuadër futbolli. Po nuk i bëmë gjërat mirë nuk arrijmë te rezultati. Futbollistët janë më pak fajtor. Ne drejtuesët duhet të marrim përgjegjësitë për këtë situata.

Gjërat duhen zgjidhur brenda shtëpisë. Shumë të rëndësishme për një skuadër futbolli. Po nuk i bëmë gjërat mirë nuk arrijmë te rezultati. Futbollistët janë më pak fajtor. Ne drejtuesët duhet të marrim përgjegjësitë për këtë situata.

Ahmataj

Në skuadër duhet të kenë vendimmarrje drejtuesit dhe trajnerët. Kjo është diçka për t’u rregulluar. Jo për trajnerët. Nuk e kam natyre të dorëzohem. Futbollistët janë munduar të bëjnë atë që duhet, por jo të fokusuar. Gjërat anësore ndikojnë te skuadra. Unë nuk jam shprehur kurrë se kush duhet të iki nga skuadra.

Te Tirana kanë bërë merkaton e duhur dhe gjërat e duhur. Duhet të jemi sa më fokusuar që të marrim maksimumin. E thashë që në fillim që i kërkoj falje të gjithëve. Gjërat duhen mbyllur sa më ngushtë. Nuk duhet të behet askush kurban, thjesht duhet të vazhdojmë punën të organizuar. Duhen përmirësuar gjërat dhe skuadra të behet bashkë.

Gjërat duhen shkundur ndonjëherë, përmirësimi është e vetmja mënyrë që të çon te suksesi. Kur ke lojtarë me më shumë kualitet, duhet të marrësh më shumë benefite nga puna. Lojtarët kanë dhënë maksimumin, por nuk kanë qenë të fokusuar. Ndryshe të luash me mendje këtu, ndryshe me mëndje diku tjetër. Nuk ka asnjë lloj ndërhyrje të klubi i Tiranës.

Po të kishte ndërhyrje unë nuk do të isha kurrë trajner i Tiranës. Thjesht duhet të përmirësojmë gjërat. Tirana padiskutim është për kampion. Duhet përmirësim psikologjik. Përjetojnë shumë rezultatin, mënyrën që duhet të shkojnë te goli. Të gjitha këto vijnë nga gjërat anësore.

Nuk pretendoj kurrë që punën ta ndërtoj për 2 javë apo 3 ditë. Skuadra ka forca. Ne mundohemi të luajmë futboll që ta çojmë përpara skuadrën. Po japim maksimumin për ta bërë këtë gjë. Rezultatet janë të fushës. Në qoftë se nuk marrim rezultatet, atëherë është trajneri përgjegjës”, u shpreh Ahmataj.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"