Futbollistët e Kombëtares në këmbë, ndërmarrin nismën e veçantë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2019 | 20:09

Futbollistët e Kombëtares në këmbë, ndërmarrin nismën e veçantë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti

Sensibilizim i jashtëzakonshëm për tërmetin shkatërrimtar që goditi Shqipërinë ditën e djeshme. Së fundmi të gjithë futbollistët e Kombëtares, kanë marrë një nismë për t’u vlerësuar në rrjetet sociale, teksa kanë shfrytëzuar popullaritetin e tyre, duke bërë apel për ndihmë, për të gjithë ata që kanë mundësi të japin kontributin e tyre, për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.

kOMBETARJA

Në llogarinë e tyre të “Instagramit”, djemtë kuqezinj, kanë shpërndarë edhe llogaritë e hapura nga grupi për të kontribuar financiarisht.

“Ne, djemtë e ekipit Kombëtar shqiptar kemi ndërmarrë nismën për të kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë e hapur nga grupi. Ne jemi një skuadër e pandarë dhe së bashku do ti kalojmë këto momente të vështira për vendin tonë”, shkruajnë djemtë kuqezi në faqet e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"