Futbollistë nga Totenhemi dhe PAOK-u, Beqiri publikon listën e Kombëtares U-16

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2020 | 17:08

Futbollistë nga Totenhemi dhe PAOK-u, Beqiri publikon listën e Kombëtares U-16

Ditën e sotme Shqipëria e 16 vjeçarëve, nën drejtimin e trajnerit Elvin Beqiri, ka filluar grumbullimin për turneun e UEFA Development U-16.elvin-beqiri

Ky turne do të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit nga data 25 Shkurt deri më datë 1 Mars, me pjesëmarrjen e kuqezinjve, Gjeorgjisë, Algjerisë dhe Lituanisë. Ndeshjet do të zhvillohet në Qendrën Sportive Kamëz.

Kuqezinjtë e Beqirit do të qëndrojnë të grumbulluar në Kompleksin Tropikal, ku do të zhvillojnë seancat stërvitore në prag të këtij turneu zhvillimor të cilin UEFA, ashtu si edhe për femrat U-16, ja ka besuar FSHF-s për ta organizuar. Për këtë turne, Elvin Beqiri ka grumbulluar 20 lojtarë, ku në listë përveç lojtarëve nga kampionati shqiptar janë grumbulluar edhe element nga Italia, Anglia, Suedia e Greqia.

25 Shkurt / Gjeorgji-Algjeri, ora 11:00 / Shqipëri-Lituani, ora 14:00

27 Shkurt / Shqipëri-Gjeorgji, ora 11:00 / Lituani-Algjeri, ora 14:00

1 Mars / Gjeorgji-Lituani, ora 11:00 / Shqipëri-Algjeri, ora 14:00

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

Lista-e-U16

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"