Futbollistë nga 4 kontinente, “ligjin” e bëjnë maqedonasit/ Partizani me 13 pasaporta të huaja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 23:37

Futbollistë nga 4 kontinente, “ligjin” e bëjnë maqedonasit/ Partizani me 13 pasaporta të huaja

Partizani boshtin e ka të përqendruar me lojtarë shqiptarë, por në skuadër ka plot futbollistë me pasaporta të huaja. Me 15 lojtarë me pasaportë të huaj, të kuqtë renditen të parët për sa u përket futbollistëve, që janë rritur jashtë, mes tyre edhe shqiptarë.

Partizani

Partizani ka lojtarë nga 13 kombësi, të ndara në tri kontinente, Europë, Afrikë dhe Amerikë e Jugut. Nga Maqedonia e Veriut janë plot 3 lojtarë, teksa më pas ndjek Senegali me dy, Sembene dhe Maget. Listën e ndjekin pasaporta si venezueliane, sllovake, gjermane apo franceze. Stiven Havales i afruar si lojtar i lirë ka pasaportë australiane dhe greke.

Pavarësisht shumë kombësive, te Partizani, ku edhe trajneri është i huaj, ia kanë dalë të mos kenë probleme me komunikimin. Te të kuqtë, përveç shqipes mbizotëron italishtja, teksa anglishtja dhe frëngjishtja përdoren gjithashtu gjerësisht.

pasaportat e huaja

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"