“Futbollin nuk e bëjnë emrat”, Sormani: Nuk kam asgjë me Romeron, rikthimi i tij varet nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 12:10

“Futbollin nuk e bëjnë emrat”, Sormani: Nuk kam asgjë me Romeron, rikthimi i tij varet nga…

Tekniku i Partizani, Adolfo Sormani ka dalë ditën e djeshme para mediave, në prag të sfidës me Bylisin, ku ka folur edhe për Aristolteles Romero, që është dërguar tek ekipi B.Sormani konferenca

Trajneri në lidhje me çështjen “Romero” u shpreh: “Romero po ndjek një program që është vendosur nga stafi teknik dhe klubi. Siç e them gjithmonë, aspekti fizik është vendimtar për mua.

Nëse një lojtar nuk është gati të tregojë atë formë fizike që unë kërkoj, mendoj se e ka të pamundur të bashkohet me grupin që ka intensitet dhe karakteristika të ndryshme. Nuk ka asgjë personale mes meje dhe atij.romero

Rikthimi? Varet nga ai nëse do të jetë pjesë e grupit në vazhdim. Unë jam këtu të vlerësoj kontigjentin dhe lojtarët që drejtoj. Shikoj lojtarë të rinj, të motivuar që rriten dita-ditës. Unë jam i fokusuar te cilësia dhe jo te emrat. Nuk e bëjnë emrat futbollin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"