“Futbolli tani kalon në plan të dytë, Italia është në vështirësi”, flet Sormani: Këto ditë kam riparë ndeshjet e Partizanit dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 19:46

“Futbolli tani kalon në plan të dytë, Italia është në vështirësi”, flet Sormani: Këto ditë kam riparë ndeshjet e Partizanit dhe…

Për shkak të përhapjes së Koronavirusit shumë njerëz janë izoluar në shtëpitë e tyre, teksa është pezulluar përkohësisht edhe futbolli, nga frika e përhapjes së këtij virusi. sORMANI

Izolimit nuk mund t’i shpëtonte as trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, i cili qëndron në Tiranë së bashku me bashkëshorten e tij. Trajneri italian ka dhënë një intervistë për “Top Channel”, ku flet për situatën aktuale, si e kalon karantinimin dhe shumë çështje të tjera.

Italia- “Sigurisht është një moment i veçantë, shumë i vështirë për vendin tonë. Ditët e kaluara kryministri juaj, Rama bëri një gjest të madh solidariteti teksa dërgoi 30 mjekë e infermierë në një moment delikat. Numri i të prekurve është shumë i lartë dhe administrimi i situatës ishte i vështirë sidomos për personelin mjekësor.

Është e qartë se kjo situatë po jetohet me shumë kujdes. Por edhe sikur të ndodhesha në Itali, nuk do të isha ndihmë. Ky nuk është momenti për të lëvizur, është momenti për të qëndruar në shtëpi, mund të japësh ndihmën vetëm në momentin kur bën detyrën si qytetar.SORMANI-DHE-DEMI

Karantinimi- Në aspektin njerëzor, është një moment kur flet me miqtë, me personat që janë larg. Kam pasur fatin të udhëtoj shumë dhe kështu njoh shumë persona nga disa vende të botës dhe në këto momente kur të gjithë janë të përfshirë ka një ndjenjë të fortë solidariteti.

Ndërprerja e kampionatit në këtë moment- Edhe mediat në Itali më kanë telefonuar për të më bërë këtë pyetje. në një situatë të tillë, mendoj se aspekti sportiv duhet të kalojë në plan të dytë. Ka persona që vuajnë e po vdesin në të gjithë botën. Mendoj se të flasësh për futboll është mungesë respekti kundrejt personave që po punojnë për të shpëtuar jetë e për ata që për fat të keq na kanë lënë.

Situata te Partizani- Besoj se kur të rifillojë kampionati, skuadra do të ketë shumë stimuj për të marrë rezultatet që meriton. Pasi i ripashë ndeshjet, jam i bindur se kemi marrë më pak nga sa meritonim përsa i përket paraqitjes në fushë.91472636-3DC7-47E0-96B5-3108E4127014

Mesazhi- Në këto momente solidariteti, gjithsecili duhet të bëjë detyrën e tij si qytetar; të qëndrojë në shtëpi dhe të mos vihet në kushtet që mund të shndërrohet në një bartës të virusit. Në këto momente kjo është gjëja më e rëndësishme.”, u shpreh Sormani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"