Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-gjyqtari  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 19:55

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-gjyqtari  

Një lajm i zi ka prekur futbollin shqiptar ditën e sotme. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar ish-gjyqtari shqiptar Xhavit Meka.

XHAVITR MEKA

Meka ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeccar, duke i trishtuar të gjithë për këtë largim të parakohshëm.

Ish-gjyqtari i kampionatit shqiptar, i cili ka qenë edhe shef i klubit të Egnatias në të kaluarën, ka mbyllur sytë mëngjesin e sotëm, duke i sjellë një dhimbje të madhe të gjithë sportdashësve, por në veçanti familjarëve dhe miqve të tij.

“Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"