Futbolli shqiptar në krizë, ka vetëm një zgjidhje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Janar 16, 2020 | 16:09


Futbolli shqiptar në krizë, ka vetëm një zgjidhje

Ta lëmë mënjanë poli tikën. T’i harrojmë premtimet. Tërmeti i nëntorit, fatkeqësisht, la pasoja drastike në viktima njerëzore, por edhe dëme materiale. Mirëpo, mori edhe të gjithë vëmendjen e gjithkujt, duke lënë mënjanë shumë çështje të tjera. Tanimë, lëngimi i sportit me zërin e çjerrë të klubeve legjendare është më i fortë edhe sesa çdo kauzë tjetër politike e momentit. Teksa futbolli, në kryeradhë të të gjitha disiplinave të tjera, po konsumon të fundit resurse të mbijetesës, atëherë alarmi është i madh dhe kërkon zgjidhje. Nga ku? Prej kujt? Çfarë mund të shërbejë si shpëtim? Përgjigjja, për momentin, është një dhe e vetmja: LIGJI I SPORTIT! LIGJI I SPORTIT! armand duka edi rama

Me të drejtë, shumëkush mund të thotë se në futbollin shqiptar, problematika është ulur këmbëkryq dhe ka shumë për të thënë për gjithkënd. Po, e vërtetë është kjo, por në situatën që ka kapluar aktualisht futbollin në vend, atëherë miratimi i paketës me ndryshimet ligjore që u përgjigjen kërkesave të sportit, shërben si shpresa e vetme për të dhënë shkëndijat e nevojshme.

PSE ËSHTË JETIK?  
Thelbi i ligjit të sportit për klubet e futbollit, por edhe për disiplinat e tjera është i bazuar në të paktën dy apo tri pika kryesore, veç kërkesave të tjera po aq të rëndësishme.

SË PARI/ Klubet e futbollit kërkojnë shpëtim nga Tatimet. Në mos falje të borxheve, të paktën falje dhe heqje të kamatave. Për më tepër, edhe reformim të sistemit të deklarimit të pagesave, i cili në rast se pranohet, për 3-5 vjet klubet nuk do të paguajnë tatime për lojtarët dhe të punësuarit, për të shtruar shinat e deklarimit 100% të pagave. Gjë e cila sot nuk ndodh në të gjithë hapësirën sportive.

SË DYTI/ Rimbursim i 30% të fitimit. Kjo mbase mund të mos prekë çdo klub sportiv në Shqipëri. Ama, gjasat janë që në një masë dërrmuese, të thithë biznesmenë të fuqishëm që investojnë në sport. Pse? Sepse me ndryshimet ligjore, atyre u rimbursohet 30% e tatimit mbi fitimin. Bëni pak llogari të thjeshta. Thënë shqip, çdo biznes që ka norma fitimi miliona eurosh, do të ketë interes të investojë në sport. E kësisoj, lindin shkëndija investimesh të rëndësishme për të parë klube futbolli apo të çdo disipline, që ndërtohen me struktura solide, me investime të garantuara dhe që imponohen edhe me cilësi në garë.

Olsi Tujani




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com