Futbolli shqiptar në gjendje alarmante, vetëm 50 % e klubeve të licencuara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 22:11

Futbolli shqiptar në gjendje alarmante, vetëm 50 % e klubeve të licencuara

Gjendja në të cilën ndodhet futbolli në Shqipëri është përtej alarmantes. Bëhet fjalë për një situatë kaotike dhe me klube që janë thuajse të falimentuara.

kategoria superiore

Kjo për vetë pamjaftueshmërinë financiare për të garantuar bilance pozitive. Kuptohet, jo në masën 100%. E për ta vërtetuar këtë mjafton fakti që në sezonin që sapo u mbyll, vetëm pesë skuadra ishin të licencuara për të marrë pjesë në kompeticionet europiane: Tirana, Kukësi, Laçi, Teuta dhe Partizani.

Pra, vetëm 50% e asaj që konsiderohet elita e futbollit shqiptar garanton vijueshmëri në garat europiane, dhe për rrjedhojë, bilance të pranueshme. E ndërsa as në ajkën e zgjedhur të futbollit nuk është minimizuar kjo problematikë, në ligat më poshtë alarmi është drastik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"