Futbolli shqiptar drejt hapjes së plotë, FSHF-ja jep dritën jeshile për kampionatet e moshave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 13:58

Futbolli shqiptar drejt hapjes së plotë, FSHF-ja jep dritën jeshile për kampionatet e moshave

Kampionatet kombëtare për grupmoshat U-15, U-17 dhe U-19 do të rifillojnë në datën 14 qershor.
shulku
Ky është vendimi unanim që FSHF-ja arriti me drejtuesit e akademive të ndryshme të futbollit shqiptar duke miratuar propozimin e dytë për zhvillimin e 2 ndeshjeve të mbetura nga faza e dytë dhe pjesa tjetër me fazë eliminimi.

Njoftimi i FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtuesit e akademive dhe klubeve për kampionatin e moshave ku u diskutua mbi rifillimin e kampionateve kombëtarë U-15, U-17 dhe U-19, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë.

Ky takim u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, i cili prezantoi për drejtuesit e akademive dy projekt-kalendarët e hartuar nga Sektori i Garave dhe i informoi mbi përgjegjësitë e detyrat që kanë për zbatimin e protokollit mjekësor të hartuar nga FSHF. Shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi, në projekt-kalendarin e parë kishte parashikuar zhvillimin normal të kampionatit me 11 javë dhe fazën play-off, ndërsa në projekt-kalendarin e dytë parashikohej zhvillimi i dy ndeshjeve të mbetura nga faza e dytë dhe play-off. Pas diskutimeve klubet vendosën për projektin e dytë. Në takim mori pjesë dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv Abdyl Kuriu, i cili theksoi rëndësinë e rifillimit të futbollit të moshave, për të mos rrezikuar dëmtimin e karrierës së lojtarëve nga pauzat e gjata.

Kampionatet Kombëtare për U-15, U-17 dhe U-19 do të fillojnë në datë 14 Qershor 2020.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"