“Futbolli shqiptar do të ketë gjithmonë çudira me arbitrin Hoxha”, klubi i Kategorisë së Parë sulmon gjyqtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 21:34

“Futbolli shqiptar do të ketë gjithmonë çudira me arbitrin Hoxha”, klubi i Kategorisë së Parë sulmon gjyqtarin

Klubi i Orikut akuzon gjyqtarin e sfidës së sotme me Elbasanin, Edvin Hoxhën, për gjykim të gabuar në dëm të skuadrës bregdetare.

oriku

Në faqen zyrtare, klubi i Kategorisë së Parë, grupi B fajëson arbitrin Hoxha se ka dëmtuar skuadrën duke mos akorduar penallti si dhe për daljen me dy kartona të verdhë që në minutën e 20-ë të ndeshjes të njërit prej futbollistëve të Orikut. Pretendimet në fjalë, Oriku i ka paraqitur me video në faqen zyrtare.

Duke qenë se takimi përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Elbasanit, Oriku fajëson arbitrin kryesor Edvin Hoxha për gjykim jo-korrekt dhe tendencioz.

ndeshja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"