“Futbolli po bëhet llum”, akuza të forta nga Kategoria e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2023 | 21:18

“Futbolli po bëhet llum”, akuza të forta nga Kategoria e Dytë

Humbja në Tepelenë me një kundërshtar direkt për mbijetesë, ia ka bërë edhe më të vështirë Albpetrolit vazhdimësinë e garës. Për herë të parë në historinë e tyre, patosarakët rrezikojnë të bien në Kategorinë e Tretë, që do të thotë niveli i katërt i futbollit në vend.

KAPOOO

Mirëpo, trajneri Eldison Kapo ka reaguar në rrjetet sociale së fundmi për ndeshjen në Tepelenë, duke akuzuar arbitrat për atë që ndodhi, ku kryesor ishte korçari Ervin Kotomelo.

“Nuk ka të pagabueshëm, por kur sheh raste si goli fantazmë i ekipit të Tepelenës, kjo dëshmon se në çfarë llumi po transformohet futbolli shqiptar. Me vjen keq ta them, po ky është realiteti dhe e vërteta, pasi ka ekipe futbolli në Shqipëri që mblidhen vetëm ditën e ndeshjes. Por filmi aksion-tragjedi s’ka mbaruar akoma dhe këtë që po shkruaj do ta kujtoni më 4 maj.

Ekipi në fjalë, në 6 muaj kampionat në plot 15 ndeshje grumbulloi 6 pikë dhe kur kanë mbetur 6 javë nga fundi, Tepelena me ne krye trajnerin, shefin e klubit, president, punëtor (gangsterë), kthehet në një Guardiola me taktikat e tij dhe do të fitojë 5 nga 6 ndeshjet e mbetura.

KAPO

Me vjen keq që mbaj këtë qëndrim tani dhe nuk është justifikim me gjendjen ku është Albpetroli. Marr të gjitha përgjegjësitë për situatën, por futbolli luhet 11-të ndaj 11-të, ndërsa në Tepelenë falë taktikës se fundit të Guardiolës luhet 16-të kundër 11-të. Albpetroli do të qëndrojë dhe do të kthehet më fort se kurrë. Hapini sytë sa s’është vonë”, shkruante Kapo në “Facebook”.

LUIS FEJZULLAH – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"