Futbolli përballë qeverisë, ja 4 pikat që kanë shkaktuar konflikt mes palëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 15:14

Futbolli përballë qeverisë, ja 4 pikat që kanë shkaktuar konflikt mes palëve

Pas një tryeze në mars 2019, qeveria mori zotimin për të miratuar një paketë me ndryshime ligjore në ndihmë dhe reformim edhe të futbollit. Krahas ndryshimeve në Kodin Penal, për dhunën në sport, baza e diskutimeve ishte ligji për sponsorizimet dhe ai për privatizimin e klubeve. E duke u bërë disa ndryshime ligjore, sporti doli me qëndrim drastik duke bojkotuar kampionatin.
duka-rama

Dhjetë ekipet elitare në vend, të bashkuara nën logon e Ligës Profesioniste, kanë formuluar 4 pika si ultimatum për qeverinë, pa plotësimin e të cilave nuk kthehen në fushë.

Po cilat janë divergjencat mes qeverisë dhe sportit apo futbollit:
-Së pari, futbolli kërkon “kopjimin” e Kosovës, që të ketë rimbursim 30% për ata që investojnë në sport. Qeveria ka miratuar zbritjen nga tatimi 20% për ata që investojnë në futboll dhe 10% për ata që investojnë në sporte të tjera. Edhe më tej, në këtë pikë, futbolli kërkon zbritje në të gjithë tërësinë e bizneseve të sponsorizuesit, si dhe të mos jetë skema që sponsor bëhet vetëm dikush me mbi 1 miliard lekë (të vjetër) fitim të deklaruar vjetor.
-Së dyti, futbolli kërkon falje të gjobave dhe kamatëvonesave në tatime. Pra, të mbetet detyrim vetëm borxhi principal. Qeveria nuk e merr parasysh këtë kërkesë.
-Së treti, futbolli kërkon dhjetë vite mostatim të të ardhurave, pagave dhe fitimeve, ndërsa qeveria e jep këtë mundësi vetëm për dy vite.
-Së katërti, futbolli kërkon të tatohet siç është subvencionimi aktual i qeverisë për bujqësinë, pra në masën 6%.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"