“Futbolli, një botë egoiste. Fillon e mendon vetëm për vete”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2018 | 19:52

“Futbolli, një botë egoiste. Fillon e mendon vetëm për vete”

Arjen Roben komenton konkurrencën te Bajerni i Mynihut. Pasi u ul në stol në ndeshjen e parë të Bundesligës kundër Hofenhaimit, holandezi fluturues u rikthye titullar në fitoren e fundit 3-0 ndaj Shtutgartit. Por veterani nuk e bën dramë dhe përpiqet të shpjegojë sesi ndihet një futbollist kur e sheh skuadrën nga pankina: “Si një futbollist, ti mendon për veten. Futbolli është një botë egoiste.

stoli bajerni

Të 18 lojtarët mendojnë se duhet të luajnë dhe një sjellje e tillë është super. Në fund ka gjithë zhgënjim. Vendimin e trajnerëve lojtarët nuk duhet ta pranojnë, por duhet ta respektojnë. Për ne do të jetë një detyrë e vështirë, por duhet të qëndrojmë të bashkuar”. Trajneri Niko Kovaç u shpreh pas ndeshjes se, pas çdo vendimi që ai merr për të lënë dikë jashtë, i vjen shumë keq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"