“Futbolli në Shqipëri si në Uruguai”, flet Mocone: Ju tregoj pse kalova te Bylisi dhe vështirësitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 24, 2020 | 15:35

Bylis FB Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

“Futbolli në Shqipëri si në Uruguai”, flet Mocone: Ju tregoj pse kalova te Bylisi dhe vështirësitë

Emiliano Mocone, sulmuesi uruguaian i Bylist, në një intervistë të dhënë për mediat vendase ka treguar rrjedhën e kalimit të tij në Shqipëri, si dhe sqaron të përbashkëtat dhe diferencat mes dy vendeve. Mozone pohon se vështirësia më e madhe për ata është ushqimi, ku sipas tij, i duhet të kalojë një kohë e gjatë natës pa ngrënë. Ai tregon edhe mangësitë që kanë skuadrat shqiptare, por edhe avantazhin për të kaluar në një kampionat më të fortë.mocone

Në fund, ai flet edhe për situatën e epidemisë së Koronavirusit në Shqipëri, ku ai këshillon edhe popullin uruguaian se çfarë duhet të bëjnë, duke e vlerësuar situatën ashtu siç ka bërë Shqipëria. Sulmuesi 21-vjeçar u largua në janar nga Centro Atletiko Feniks dhe për sajtin uruguaian tregon se si jetohet situata e fundit në tokën e Igli Tare ( duket qartë që për uruguianët ish-sulmuesi i Kombëtares, aktualisht drejtor te Lacio, është shqiptari më i njohur në vendin latino-amerikan).

Si ndodhi kalimi juaj në futbollin shqiptar?

Ndodhi në momentin e fundit. Ndodhi në ditët e fundit të periudhës së merkatos së dimrit. Pashë që nuk po më merrnin në konsideratë ashtu siç unë doja të vazhdoja te Feniks. Nuk doja të kaloja një fazë kampionati me pak vazhdimësi.

Vijon i njëjti trajner ku keni pasur një paraqitje të shkëlqyer në fazën e fundit, pse mendoni se nuk do të ju kishin në konsideratë?

Sinqerisht, në fund të kësaj faze unë kisha luajtur pak dhe nuk e kuptoja arsyen, ishte me siguri një vendim teknik. Në fazën përgatitore të sezonit pata një nivel të mire, por nuk hyra në formacionin bazë si titullar. Kështu që kuptova se nuk isha pjesë e rëndësishme në ekip, për këtë arsye vendosa të lëviz.

Pse Shqipëria? Çfarë ju tërhoqi vëmendjen në propozimin që ju bënë?

Objektivi im i parë dhe kryesor ishte të luaja dhe të kisha minuta. Gjithashtu më folën shumë mirë për futbollin këtu. Të gjitha ndeshjet e javës transmetohen në televizion. Përmes ndeshjeve të kampionatit dhe Kupës mund të arrish që të sigurosh një pozicion, ku mund të marrësh pjesë në fazat e para të ChampionSit dhe Ligës së Europës. Është një vitrinë për të kaluar në vendet që janë përreth.

Si është futbolli në Shqipëri, krahasuar me Uruguain?

Realisht janë shumë të ngjashëm. Luhen ndeshje me ritëm dhe dramatike, me pak futboll. Dallimi është se këtu nuk ka aq shumë lojtarë të mirë që luajnë një për një, të cilët janë të shpejtë dhe që shënojnë gol. Shumica e skuadrave kanë nga një të huaj, i cili e përmbush atë rol.

A ndryshon në nivelin e infrastrukturës?

Është si në Uruguai, skuadrat e mëdha luajnë në stadiumin kombëtar. Këtu stadium më i mirë është “Air Albania” ku ata marrin shumë avantazhe. Ekipet më të vogla kanë stadiumet në gjendje të mirë, e njëjta gjë është edhe me terrenet stërvitore. Ne stërvitemi në një fushë me bar sintetik.mozone

Si është klubi ku luani?

Është një klub i vogël dhe i përulur, në një qytet të vogël dhe ku të gjithë mbështesin Bylisin. Në ndeshjet në shtëpi ndihet shumë.

Sa kohë ju desh që të përshtateni në klubin e ri?

Jo shumë. Shumica janë të rinj, janë katër ose pesë lojtarë me përvojë. Unë kam në ekip një argjentinas dhe një brazilian, me të cilin u bëra miq dhe më ndihmuan shumë për tu përshtatur.

A ka shumë dallime midis zakoneve tona dhe atyre të shqiptarëve?

Ushqimi ishte i vështirë për mua në fillim, sepse qëndrova në hotelin e klubit, është akoma e vështirë për mua në grumbullime. Marrim tri vakte në ditë. Mëngjesin e hamë rreth orës 9:30 deri në 10. Pastaj kemi drekën në 11 dhe darkën në 7 pasdite dhe e kalojmë tërë natën pa ngrënë. Në kohën kur jemi të grumbulluar mëngjes-dreka jepet rreth orës 10 të paradites në orën 14 luhet, kjo temë është e vështirë. Pastaj në pjesën tjetër është normale, e ngjashme me Uruguain.

Kategoria Superiore u ndërpre nga COVID-19 në një moment të mirë për ju. A ndiheni sërish si futbollist?

Po kaloja një moment të mirë, pasi shënova 3 gola në shtatë ndeshje dhe shtova mjaft minuta. Ndihem i rëndësishëm në ekip dhe mendoj se jam përshtatur mirë. Shpresoj që kjo ecuri të vazhdojë kur të kalojë e gjithë kjo situatë.

Si veprohet në vend përballë kësaj situate epidemie?

Të gjitha qytetet janë të izoluara, ju nuk mund të lëvizni midis qyteteve. Brenda tyre, janë përcaktuar oraret që njerëzit të shkojnë në supermarket dhe farmaci, ato janë të vetmet gjëra që janë të hapura. Orët janë nga 8 në mëngjes në 1 pasdite. Pas këtij orari policia të ndalon dhe të dërgon në shtëpi nëse të gjen jashtë. Ata gjithashtu dezinfektojnë rrugët. Për fat të mirë arritën që të kontrollojnë gjithçka shpejt dhe u është dashur të zbatojnë karantinë të detyrueshme.moconee

Çfarë hapash ndërmori klubi juaj në këtë drejtim?

Ndaluam stërvitjen, secili shkoi në qytetin ku ata jetojnë.

A ka një datë të parashikuar që kur mund të rinisë kampionati?

Nuk na kanë thënë asgjë ende. Kanë ndërmend të kthehen, por meqë ne nuk jemi stërvitur, përsëri nuk e di. Kampionati është ndalur.

A keni qenë në gjendje të komunikoni me miqtë, familjen dhe ish- kolegët në këtë situatë?

Po, unë kam folur me miqtë e mi në Uruguai dhe padyshim me familjen. Komunikoj përmes videove çdo ditë dhe më shumë tani me këtë situatë botërore.

Çfarë ju rekomandoni uruguaianëve që të bëjnë në lidhje me masat parandaluese të COVID-19?

Kam parë që në përgjithësi njerëzit nuk janë të vetëdijshëm në Uruguai. Duhet të zbatohet një karantinë e detyrueshme për të kontrolluar virusin. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi, të dalin vetëm nëse është e nevojshme, është mënyra e vetme për ta ndaluar këtë.

ILIR CARA-PANORAMASPORT.AL

 

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com