Futbolli në mëshirë të fatit, në Elbasan kanë prioritet zgjedhjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2017 | 18:56

Futbolli në mëshirë të fatit, në Elbasan kanë prioritet zgjedhjet

Në Elbasan nuk ka asnjë lëvizje në drejtim të dhënies së një zgjidhjeje situatës së krijuar në klubin e futbollit. Kështu siç po shkojnë gjërat, me shumë gjasa nga mesi i dytë i muajit korrik apo muajit gusht do të nisin përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Elbasani stervitje

Deri në këtë periudhë nuk pritet praktikisht asnjë lëvizje në kuadër të formatimit të ekipit për sezonin e ri. Ky moment përkon edhe me fushatën zgjedhore dhe dihet që në vendin tonë, futbolli “ngrin” deri në përfundim të zgjedhjeve. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Elbasanin, ndonëse Bashkia nuk ka më aksione dhe detyrime në klubin e futbollit, sepse ia ka shitur ato kompanisë angleze.

Mbetet e gjitha për t’u parë se çfarë do të bëhet këtë sezon me Elbasanin, sepse në Kategorinë e Dytë ndoshta mund të bësh një ekip pretendent edhe duke u mbledhur pak ditë para fillimit të kampionatit. Futbolli në qytetin e Elbasanit po përjeton periudhën më të errët dhe askush nuk di të japë një përgjigje se cila do të jetë e ardhmja.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"