“Futbolli ka kaluar në plan të dytë”, Etrit Berisha: Vështirë të rifillojë kampionati, në qytetin tim …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 17:32


“Futbolli ka kaluar në plan të dytë”, Etrit Berisha: Vështirë të rifillojë kampionati, në qytetin tim …

Portieri i Kombëtares Etrit Berisha, ndodhet i izoluar prej disa javësh në Itali, për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Në një prononcim në “skype” nga shtëpia, për emisionin “Sport Total”, gardiani shqiptar ka folur për këtë situatë të jashtëzakonshme, duke iu bërë apel të gjithë shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi kjo e vetmja mënyrë që pandemia të kalojë.

Berisha5

Si po ndiheni në këtë situatë?

Situata është e vështirë. Në Itali futbolli edhe pse është shumë i rëndësishëm, ka kaluar në plan të dytë. Jemi duke pritur dhe shpresuar që gjëndja të bëhet më e mirë dhe numri i viktimave dhe të prekurve të ulet.

Sa është i prekur nga pandemia vendi ku jetoni ju?

Siç e dimë, e gjithë Italia është e prekur nga Koronavirusi, por jemi pak më me fat, sepse në qyteti ku jetoj unë nuk ka shumë të prekur dhe viktima. Ende nuk ka viktima në qytet. Jemi pak më të qetë se në zonat e tjera.

Sa i vështirë është izolimi?

Sigurisht që është i vështirë. Por duhet të respektojmë rregullat dhe të rrijmë në shtëpi.

Si po stërviteni momentalisht?

Jemi në kontak të vazhdueshëm me stafin drejtues dhe stërvitemi në kushtet e shtëpisë, falë programit që na kanë dhënë, flasim gjithmonë nëpër grupet e caktuara edhe me drejtuesit e tjerë. Në këtë situatë duke tepër vështirë që kampionati të rifillojë.

A e ka dëmtuar futbollin kjo pandemi?

Sigurisht që e ka dëmtuar, jo vetëm futbollin, por edhe sektoret e tjera. Do të ketë dëmë të konsiderueshme edhe pas kalimit të kësaj pandemie. Shpresoj që sa më shpejt kjo gjëndje të kalojë.

A pret të tejkalohet kjo situatë?

Si çdo pandemic edhe kjo do kalojë. Që kjo të kalojë duhet të japim kontribut të gjithë, duke qëndruar në shtëpi dhe duke zbatuar udhëzimet që na thonë. Gjëja më e mirë për ta kaluar është të qëndrojmë në shtëpi, edhe pse është monotoni, është e vetmja mënyrë, sepse mënyrë tjetër nuk ka.

E thashë që izolimi mund të jetë ndoshta një monotoni, mirëpo është e mënyra e vetme për të kaluar këtë gjë. Është mënyra më e mirë për t’u kujdesur për familjarët tanë. Këtu në Itali është një gjëndje që nuk do të dëshironit as ta dëgjonit dhe as ta shikonit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com