Futbolli i pezulluar prej pandemisë, kampionati i madh i Europës gjen zgjidhje në Katar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2020 | 19:37

Futbolli i pezulluar prej pandemisë, kampionati i madh i Europës gjen zgjidhje në Katar

Sezoni 2019/20 në Ligën 1 të Francës u mbyll përfundimisht pa pritur të përfundohen të gjitha ndeshjet e mbetura dhe PSG-ja u shpall kampione.

lige 1

Shumë klube ishin kundër këtij vendimi, ama titulli iu dha parizienëve, prandaj dhe tifozët e kampionatit francez duhet të presin sezonin e ardhshëm për të riparë skuadrat e tyre përsëri në fushë.

korona

Mirëpo, 4 klubet e rëndësishme, PSG-ja, Lion, Lille dhe Saint Etien kanë vendosur të krijojnë një mini-kompeticion në Katar, për të kënaqur sadopak tifozët e tyre, por edhe për të qenë në formë për kompeticionet Europiane, raporton “RTL”.

Nisma e 4 klubeve përfshin ndeshje gjatë korrikut, gjë e cila do të ndihmonte shumë PSG-në dhe Lionin për të ndezur motorët për në Ligën e Kampionëve dhe Lillen për në Ligën e Europës,

Gjithsesi ka dhe një pengesë që duhet zgjidhur, që është fakti se Katari i ka të mbyllur kufijtë për shtetasit e huaj për momentin prej pandemisë.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"