Futbolli francez në krizë, PSG-ja sakrifikon yjet?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 23:43

Futbolli francez në krizë, PSG-ja sakrifikon yjet?

Futbolli francez po kalon një moment delikat. Pronari i “Media Pro” ka prishur akordin që ekzistonte për të drejtat e Ligue 1 deri në vitin 2024 për 800 milionë euro. Ai nuk pagoi asnjë nga këstet që ishte parashikuar sipas kontratës.

NEJMAR-MBAPE55

Kjo do të thotë se tani kampionati francez i ka kërkuar ndihmë qeverisë për të mos kaluar në kolaps total. Mes tyre ishte edhe PSG-ja. Klubet kërkojnë nga shteti që të gjejnë një tjetër operator transmetimi. “Canal +” ishte një prej kompanive që mund të transmetonte, por ende nuk ka përfunduar.

Ekipi i PSG-së ka vendosur që t’ua ulë sërish rrogat futbollistëve dhe vetë Kejlor Navas e pranoi diçka të tillë. “Kemi pasur ulje të pagave dhe është e kuptueshme. Nuk e dimë çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha portieri. Kjo situatë mund t’i detyrojë drejtuesit që të sakrifikojnë ndonjë yll në të ardhmen dhe Mbape është ai që kërkohet nga Reali i Madridit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"