“Futbolli është një për të gjithë”, klubi i Kategorisë së Parë i del kundër FSHF-së për ndihmën financiare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2020 | 17:10

“Futbolli është një për të gjithë”, klubi i Kategorisë së Parë i del kundër FSHF-së për ndihmën financiare

Federata Shqiptare e Futbollit prezantoi ditën e djeshme një paketë ndihme për klubet profesioniste të vendit tonë, me qëllim mbështetjen në këtë krizë financiare të shkaktuara nga pandemia e Koronavirusit.

egnatua

Një numër i konsiderueshëm klubesh të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, që në fakt janë ata që duhet të ndihmohen më së shumti, nuk përfitojnë nga kjo paketë. Një prej tyre është edhe klubi i Egnatias, që është edhe i pari që reagon në këtë rast, teksa nëpërmjet një postimi të shkruar nga administrator Olsi Dranga, ka shkruar:

“Ne mendojmë që futbolli është një për të gjithë dhe jo i ndare në Federata e privatit dhe Federata e shtetit. Ekipet janë të gjitha anetarë të një Federate (FSHF). Ne mbetemi në pritje, pas një komunikimi që kam patur me presidentin e FSHF për një zgjidhje të këtij handikapi që prek drejtpërdrejt ekipet, që financohen nga bashkitë. Rasti prek dhe ekipin e FK Egnatias, që merr pjesë në Kategorinë e Parë.

Ne mendojmë që futbollistët duhen trajtuar në mënyrë të barabartë. Ekipet kur zbresin në fushë ndeshen nën logon e FSHF-së që është institucioni përgjegjës dhe organizator. Duke mbetur besimplotë që këtë ndeshje kundër Covid-19 do ta sfidojme te gjithë bashkë, kerkojmeë të rishikohet vendimi i Komitetit Ekzekutiv. Nuk është dita për ta ndarë futbollin, i cili është sporti më i ndjekur në Shqipëri. Kjo paketë financiare duhet aplikuar për të gjithë në mënyrë të barabartë. Futbolli bashkon, nuk ndan”.

Egnatia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"