Futbolli është ndalur, publikohet formacioni më i mirë në Bundesligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2020 | 16:19

Futbolli është ndalur, publikohet formacioni më i mirë në Bundesligë

Faqja zyrtare e Bundesligës ka publikuar këtë të martë formacionin më të mirë të këtij sezoni deri në këto momente, teksa nuk po luhet më futboll përshkak të koronavirusit.

bunde

Ky njoftim i Bundesligës vjen në një moment kur futbolli “ka ngrirë” tashmë pothuajse në të gjithë Europën, që është kontinenti më i prekur nga Koronavirusi në këto momente.

bundeeee

Më të mirët janë 3 nga kampionët e Bajernit të Mynihut (Levandoski, Gnabri dhe Kimish), 3 nga Lajpcing (Verner, Nkuku dhe Sabitzer), 2 nga Dortmundi (Sanço dhe Hakimi), 1 nga Freiburgu (Ginter), 1 nga Borussia Mönchengladbach (Somer) dhe 1 nga Eintracht Frankfurt (Kostik).

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"