“Futbolli është jeta ime”, Sensi: Me Interin dua të fitoj, Konte bën shaka dhe më trajton si…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 15:48

“Futbolli është jeta ime”, Sensi: Me Interin dua të fitoj, Konte bën shaka dhe më trajton si…

Qëndron edhe ai në vend, i izoluar, në pritje që aktivitetet të rinisin. Nuk mund të bëjë gjë tjetër, ashtu si mijëra sportistë të cilëve po u kërkohet të presin një ditë që kushedi kur do të vijë. Për Stefano Sensin, vendi i karantinimit është shtëpia e tij në Milano, pranë selisë së re të Interit që u inaugurua verën e kaluar, kur Sasuoo i huazoi kartonin klubit të Stiven Zhang. Nga banesa e tij mesfushori ka dhënë një intervistë për italianen “Repubblica”.sensi brozovic

Ju mungon futbolli?

Është jeta ime, por tani nuk është momenti për ta menduar. Ka prioritete të tjera, po e bisedojmë edhe mes shokëve në “chat”-in e skuadrës.

Stërvitjet në izolim janë vërtet aq të rënda sa i tregoni në rrjetet sociale?

Programi është i ngjashëm me atë që ndjekim në “Appiano”. Mbajmë të larta rrahjet e zemrës. Ndryshimi është topi, që nuk po prek kurrë.

Çfarë raporti keni me Konten?

Të shkëlqyer. Ka më shumë humor nga se mund të mendohet. Dhe i drejtpërdrejtë, diçka që adhuroj. Me disa nga ne, përfshi mua, ka sjellje prindërore.

Sezoni juaj tek Interi nisi fortë, më patët një seri dëmtimesh. Jeni akoma lojtari i nëntorit?

Sot jam gati. Ose më saktë do të isha. Në këtë moment mendoj se arsyetimi vlen për të gjithë.stefano sensi

Keni mësuar ndonjë gjë në këto ditë izolimi?

Të gatuaj. Xhulia, e dashura ime, është diblomuar në Institutin e Kulinarisë. Po mësoj të gatuaj peshk, mish dhe petulla për mëngjes.

Ljuis Hemilton refuzoi tamponin, duke u shprehur se nuk është e drejtë ta bëjnë sportistët nëse nuk ka për mjekë e infermierë.

Jam dakord. Testet u nevojiten atyre që ndihen keq.

Kur e kuptuat që futbolli do të ishte jeta juaj?

Te Çezena, në Serinë B, sepse atje nisa të shoh ëndrrën nga pranë.

Ke luajtur role të tjera përveç mesfushorit?

I vogël këmbëngulja të luaja në portë, por herën e parë që trajneri më provoi jashtë nuk më vendosi kurrë mes shtyllave. Idhulli im u bë Ksavi, studioja videot e tij. Kur më krahasojnë me të emocionohem.stefano sensi

Si futbollist çfarë do të dëshiroje të përmirësoje?

Vizionin periferik. Atë lëvizje të shpejtë të syve që të lejon të kuptosh zhvillimin e aksionit dhe të bësh pasimin e duhur. Një dhunti e vështirë për t’u përmirësuar, por po punoj.

Me ardhjen e Eriksenit në skuadër, që luan në të njëjtin rol me ju, hapësirat janë reduktuar…

Po, por një skuadër e madhe duhet të ketë më shumë se një lojtar për pozicion. Kristiani ka luajtur në nivele të mëdha, do të na japë një dorë të madhe.

Ëndrrat e juaja?

Të fitoj me Interin, që është shtëpia ime. Të luaj Europianin e 2021-shit. Dhe një familje të madhe.

Përgatiti: LEDIO NASE-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"