“Futbolli është i poshtër”, Orges Shehi i zhgënjyer pas ndeshjes: Humbëm pikët që aq shumë i donim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 18:10

“Futbolli është i poshtër”, Orges Shehi i zhgënjyer pas ndeshjes: Humbëm pikët që aq shumë i donim

 Trajneri i Tiranës, Orges Shehi u shpreh i zhgënjyer për barazimin ndaj Kukësit në transfertë. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli” tekniku durrsak deklaroi:

 Shehi5

NDESHJE– Që na vjen keq kjo nuk diskutohet. Ta nisësh ndeshjen 0-1, të arrish ta kthesh, dhe në fund të pësosh gol, të vjen shumë keq. U ndëshkuam nga 2 episode. Kemi shkuar te porta ashtu siç donim të shkonim. Mund të bënim më mirë, por futbolli është i poshtër, nuk kemi çfarë të bëjmë.  Futbolli është lojë koloktive, në qoftë se individët fitojnë duele e bëjnë më të lehtë, gabimet individuale të dhembin. Nuk dua të merrem me individë të veçantë, apo të ve gishtin në episode të veçanta. Ndeshja shkoi ashtu siç shkoi.

ZEMËRIMI- I dhamë zemër kundërshtarit, ndëshkuam veten tonë. Në futboll po nuk shënove, ndëshkohesh në episode të veçante. Më vjen keq, që e kthyem ndeshjen dhe u ndëshkuam nga goditja e dënimit. Humbëm pikët që aq shumë i donim. Zhgënjimi është prezent, ndeshjet sa vijnë dhe ngushtohen. Rikuperimi i pikëve është shumë i vështirë, mërzia është dyfish më e madhe.

GABIMET INDIVIDUALE – Nuk janë gabime mosbesimi. E shikoj si besim të tepruar, janë gabime që ndodhin në futboll, nuk mund të vendos gishtin tek njëri apo tek tjetri.

OBJEKTIVAT- Vështirësohen shumë gjëra, ndeshjet pakësohet, ne presim si do dalin rivalët tonë. Tani duhet të shpresojmë tek gabimet e tjera, nuk kemi gjë në dorë. Shumë pak pikë janë në lojë, do të shikojmë si do të dalin rivalët.

PANORAMASORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"