Futbolli e ka të pamundur të rinisë aktivitetin në Shqipëri deri më 23 qershor, gjithçka mbetet në dorë të… qeverisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2020 | 11:56

Futbolli e ka të pamundur të rinisë aktivitetin në Shqipëri deri më 23 qershor, gjithçka mbetet në dorë të… qeverisë

Qeveria shqiptare ka zgjatur afatin në të cilin vendi gjendet nën regjimin e fatkeqësisë natyrore. Një akt normativ i Ministrisë së Shëndetësisë ka marrë miratimin në Komisionin e Ligjeve dhe pas miratimit në parlament ka marrë formën dhe fuqinë e një ligji.Kategoria Superiore

Kësisoj, Shqipëria gjendet nën regjimin e fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor. Referuar fuqisë që i jep ligji, në një nga nenet e këtij akti normativ, sanksionohen edhe masat dhe shtrëngesat që përmban situata e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Referuar masave administrative në një prej pikave, saktësohet: “Subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, apo grumbullimet masive në vende të mbyllura, apo të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (5 milionë lekë të rinj) për organizatorët dhe ndalim të aktivitetit”.tirana-v-partizani

Kësisoj, me futjen në fuqi të vendimit për të zgjatur gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor, futbolli e ka të pamundur që të rinisë aktivitetin. Ndaj, do të duhej një tjetër vendim i Ministrisë së Shëndetësisë që të miratohet dhe të marrë fuqinë ligjore për të bërë saktësimin se kur mund të startojë edhe futbolli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"