Futbolli anglez në zi, kampioni i botës ndahet nga jeta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 12:41

Futbolli anglez në zi, kampioni i botës ndahet nga jeta

Luajti gjatë gjithë karrierës së tij vetëm me një ekip, Lids Junajtid si dhe fitoi Kupën e Botës me Anglinë në vitin 1966. Bëhet fjalë për Xhek Çarlton i cili është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare.

xhek carlton

Çarlton luante si mbrojtës dhe një vit më parë zbuloi se vuante nga sëmundja e Dementias, sëmundje kjo që prek sportistët për shkak të goditjeve në kokë. Përveq karrierës si futbollist Xhek Çarlton provoi edhe rolin e trajnerit, ku drejtoi klube si Shefild Junajtid, Midëllsbrou dhe Njukasëll. Ai drejtoi edhe kombëtaren e Irlandës ku e kualifikoi për herë të parë në finalet e Euro 1988.

Çarlton vendosi edhe një rekord ndeshjesh të luajtura me Lids Junajtid plot 773 derisa u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 1973.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"