Futbolli anglez në telashe, nis hetimi për 44 klube dhe 171 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 11:18

Futbolli anglez në telashe, nis hetimi për 44 klube dhe 171 lojtarë

Kohët e fundit, në parlamentin shqiptar u fol për shmangia të pagimeve të taksave nga ana e klubeve, por me sa duket, ky nuk është vetëm një problem në vendin tonë.

Leicester-City-v-West-Bromwich-Albion-Premier-League

Së fundmi Hetimi Tatimor i Anglisë ka ngritur dyshimet se 44 klube dhe 171 lojtarë të niveleve të ndryshëm në futbollin anglez janë shmangur pagimit të taksave. Kësisoj autoritet kanë bllokuar 374 milionë euro nga mos pagimi i taksave nga personat e përfshirë në industrinë e futbollit që prej sezonit 2015/2016.

Newcastle-United

Ky numër ka pësuar rritje të madhe në krahasim me shtatorin e kaluar, kur nën hetim ishin 90 futbollistë, 38 klube dhe 13 agjentë. Dyshohet se klubet dhe futbollistët kanë shfrytëzuar të drejtat e imazhit për të mos i paguar taksat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"